Isa Mustafa do ta përfaqësojë koalicionin në bisedime për formimin e Qeverisë

Isa Mustafa do ta përfaqësojë koalicionin në bisedime për formimin e Qeverisë

Pas zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura të dielën, drejtuesit e subjekteve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi janë takuar të hënën dhe kanë e vlerësuar ecurinë e procesit zgjedhor.

“Drejtuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi vlerësojnë lart dhe falënderojnë qytetarët e Republikës së Kosovës për një proces të rregullt zgjedhor, për kulturën e treguar dhe për mbështetjen që i kanë dhënë koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Partnerët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, pas procesit të djeshëm, presin certifikimin e rezultatit nga ana e KQZ-së, për të ditur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit”, thuhet më tej aty.

Por ky koalicion ka përsëritur qëndrimin e vet, duke thënë se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeveria ku është edhe PDK-ja.

“Koalicioni përsërit qëndrimin e palëkundur se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie, në të cilën është edhe PDK-ja”, thuhet në qëndrimin e koalicionit.

LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi theksojnë se koalicioni është unik në të gjitha qëndrimet.

“Koalicioni është pajtuar që kryetari i LDK-së ta përfaqësojë këtë koalicion”, përfundon komunikata./Insajderi.com