Isa Mustafa pjesë e fushatës për zgjedhjet në Austri

Isa Mustafa pjesë e fushatës për zgjedhjet në Austri

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është bërë pjesë e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Austri.

Ai përmes një spoti  të publikuar nga ministri i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz, e ka mbështetur Kurzin si përfaqësues të Partisë Popullore e Austrisë.

“Jam shumë i lumtur që kam mundësinë t’ju uroj suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Austrisë. Partia Popullore e Austrisë ka qenë gjithnjë në krah të LDK-së. Ne ju kemi marrë si shembull se si duhet ndërtuar dhe strukturuar një parti moderne të qendrës së djathtë e cila punon për qytetarin dhe për vendin e vet”, thotë Mustafa në këtë spot.

“Keni treguar një lidership të mrekullueshëm si ministër i punëve të jashtme të Austrisë. Keni përkrahur fuqishëm proceset e bashkëpunimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë më tej Mustafa.

Përmes këtij spoti mbështetje për Kurz kanë dhënën edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ministri i Punëve të jashtme i Bosnjës e Hercegovinës, Igor Crnadak.

Zgjedhjet në Austri do të mbahen më 15 tetor.

Unterstützung aus dem Westbalkan.

Die Sicherheit und Stabilität am Westbalkan sind aufgrund der unmittelbaren Nähe unser ureigenstes Interesse. Habe die Region als Außenminister oft besucht & mich immer für den Westbalkan eingesetzt. Deshalb konnten wir durch enge Zusammenarbeit auch die Westbalkanroute schließen.

Posted by Sebastian Kurz on Tuesday, 10 October 2017