Isa Mustafa në fushatë për Prishtinën

Isa Mustafa në fushatë për Prishtinën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebookun e tij, ka përmendur punët që i ka realizuar gjatë kohës kur ai qeverisi me Prishtinën.

E pas të gjitha punëve të tij që thotë se i kanë bërë ai dhe LDK, Mustafa ka parashtruar një pyetje, ku thotë “Sa shkolla ndërtoi qeverisja e Vetëvendosjes për katër vite?”.

Postimi i Mustafës:

Në Prishtinë, qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për katër vite,

– ndërtoi 26 objekte shkollore, ndër to: Shkollën e Gjelbër, Shkollën Model, Shkollën Ekonomike, Shkollën Teknike, Gjimnazin Xhevdet Doda, Shkollën e TI-së, Shkollën në Vreshtat, Shkollën Emin Duraku, Shkollën në Lagjen e Spitalit, Shkollën në Barilevë, në Ajvali, në Llukarë, në Keqekollë, në Bardhosh dhe shkolla të reja në të gjitha fshatrat ku kishte godina të vjetra shkollore;

– ndërtoi 13 anekse shkollore, qoftë vet, qoftë me përkrahje të USAID-it dhe organizatave tjera;

– ndërtoi 10 salla të edukatës fizike dhe 16 terrene sportive në oborre të shkollave.

Shtrohet pyetja: Sa shkolla ndërtoi qeverisja e Vetëvendosjes për katër vite?