Isa Mustafa ia huq përsëri: Në vend të filmit “SHOK” shkruan “SHIK”

Isa Mustafa ia huq përsëri: Në vend të filmit “SHOK” shkruan “SHIK”

Kryeministri Isa Mustafa ka shkruar një status nëpërmjet së cilit uron dhe lutet që Kosova të fitoj çmimin OSCAR, por duket sikurse rrëmbimet dhe angazhimet e përditshme politike e kanë shtyrë që ta bëjë një gabim.

Duke dashur të shkruaj se filmi “Shok” ka shkruar “SHIK”.

“Filmi SHIK ka rritur ta rikthejë në vëmendjen e botës dramën nëpër të cilën kemi kaluar. SHIK është dëshmi e së kaluarës dhe shkëndijë e fortë e shpresës për të ardhmen e artit dhe kulturës sonë”, ka shkruar Mustafa.

Ende nuk dihet nëse kryeministri ka gabuar apo e ka shkruar me qëllim. Edit. Delete.