Iraniani dënohet me vdekje pasi fyeu fenë islame në “Messenger”

Iraniani dënohet me vdekje pasi fyeu fenë islame në “Messenger”

Një burrë 21-vjeçar është dënuar me vdekje nga autoritetet iraniane për shkak të fyerjes ndaj fesë islame përmes mesazheve të cilat i kishte dërguar në aplikacionin e internetit, “Messenger”.

Avokatët e të drejtave të njeriut pohojnë se  Sina Dehan, i cili ishte vetëm 19 vjeç kur e dërgoi mesazhin, u mashtrua ta nënshkruajë vetë vdekjen e tij, pasi që u bind të rrëfehej për shkeljen e ligjit islamik me premtimin se do të lirohej.

Por, sipas qendrës për të drejta të njeriut në Iran, pas rrëfimit, prokuroret hedhën poshtë marrëveshjen dhe e dënuan me vdekje Dehghan në janar të këtij viti.

Familjes së tij thuhet se ju kishin thënë se në qoftë se ata heshtin në lidhje me akuzat, gjasat për të shpëtuar  i lirë nga dënimi janë më të mëdha.

Prokurorët kërkuan që Deghan të dënohet me vdekje për “fyerje të profetit”, si dhe 16 muaj burg për “fyerje të liderit suprem” raporton The Independent.

Sipas Amnesty International, Irani besohet të jetë shteti i cili dënon njerëz me vdekje më shumë se çdo shtet tjetër në botë.

Në vitin 2014, në Iran ishin 289 dënime me vdekje, shumica e rasteve të cilat ishin të lidhura me vepra me drogë. /Insajderi.com