Irani raportohet se ka testuar një raketë balistike

Irani raportohet se ka testuar një raketë balistike

Agjencitë iraniane të lajmeve po raportojnë se Garda Revolucionare Islamike me “sukses” ka lansuar një raketë balistike .

Agjencitë shtetërore të lajmeve, Fars dhe Tasnim, kanë thënë se raketa Hormuz-2, me sukses është testuar gjatë javës së kaluar.

Agjencia Tasnim ka cituar Amir Ali Hajizadeh, komandatin e forcave ajrore të Gardës Revolucioneare, të ketë thënë se “raketa detare balistike e quajtur Hormuz-2, me sukses ka shkatërruar një cak që ishte larg 250 kilometra”.

Këto njoftime vijnë pas disa raportimeve të mediave amerikane për testimin e raketave nga ana e Iranit, njofton rel.

Më 6 mars, Fox News ka raportuar se Garda Revolucionare Islamike e Iranit, ka lansuar dy raketa me rreze të shkrutër veprimi mbi juglindjen e Iranit.