Irani merr masa pas rrëzimit të një aeroplani

Irani merr masa pas rrëzimit të një aeroplani

Organizata e Aviacionit Civil të Iranit ka ndaluar fluturimin e aeroplanëve ATR-72, që i përkasin kompanisë, Aseman Airlines, pasi njëri prej tyre është rrëzuar me 66 persona në bord, ka raportuar media shtetërore.

Ky rregullator është raportuar të ketë thënë se masa është e përkohshme, derisa autoritetet të hetojnë shkakun e aksidentit të 18 shkurtit në malet Zagros.

“Në mënyrë që të sigurohemi për përmirësimin e sigurisë së këtyre pajisjeve, është e nevojshme që të ndalim fluturimin e tyre përkohësisht”, është cituar të ketë thënë një anëtar i organizatës për agjencinë e lajmeve IRNA.

Kompania Aseman nuk lejojet të ketë fluturime në Bashkimin Evropian, ndërsa në faqen e kompanisë thuhet se ka pesë aeroplanë të tipit ATR-72.

Fluturimi EP3704 është zhdukur nga radari 45 minuta pasi është nisur nga Teherani, në një fluturim brenda territorit të Iranit.

Askush nuk i ka mbijetuar rrëzimit.

Në aeroplan ishin 59 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të stafit.

Helikopterët nuk kanë mundur të arrijnë në zonën ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa një operacion i zhvendosjes së trupave të viktimave është pezulluar deri më 26 shkurt.

Duke qenë nën sanksione ndërkombëtare, aeroplanët për pasagjerë të Iranit, janë dëmtuar me kohë, andaj edhe aksidentet e këtij lloji kanë qenë të rregullta në vitet e fundit.