Irani heq ndalesën e qasjes në rrjetin social Telegram

Irani heq ndalesën e qasjes në rrjetin social Telegram

Irani ka hequr ndalesën për qasjen në aplikacionin për dërgimin e mesazheve Telegram, për shkak të protestave kundër regjimit në Iran.

Agjencia e lajmeve Tesnim, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë së Iranit, raporton se është hequr ndalesa e vendosur me rastin e protestave të cilat filluan më 28 dhjetor 2017 dhe të cilat zgjatën pothuajse një javë.

Më tej shtohet se lejohet qasja në Telegram nëpërmjet telefonave, tabletave dhe pajisjeve të tjera.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare iraniane, për shkak të protestave kundër regjimit, ka ndaluar qasjen në Telegram, i cili është një nga rrjetet më të njohura të komunikimit në Iran.