Irani gjen dy miliardë fuçi rezerva të naftës

Irani gjen dy miliardë fuçi rezerva të naftës

Irani ka gjetur rezerva të naftës shist argjilor në vlerë prej 2 miliardë fuçi nafte të lehta në provincën e saj të Lorestanit perëndimor, një zyrtar i lartë në kompaninë shtetërore iraniane (NIOC) citohet të ketë thënë të shtunën.

“Në bazë të studimeve, është vlerësuar se rezervat e naftës shale në Ghali Koh Lorestan, janë në vlerë deri në 2 miliardë fuçi naftë “, ka thënë për agjencinë gjysmë-zyrtare të lajmeve Tasnim, Bahman Soleimani, zëvendës drejtori i NIOC për eksplorim,.

Soleimani tha se eksplorimi është gjithashtu duke u kryer për rezervat e gazit shist argjilor në zonë dhe studimet pritet të përfundojnë deri në tetor të vitit 2017, raporton Reueters.

Irani renditet i katërti në mesin e vendeve më të pasura me naftë. /Insajderi.com