Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit

Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit

Irani thotë se ka imponuar sanksione kundër 15 kompanive amerikane për shkak të dyshimeve se e mbështesin Izraelin dhe “aksionet e tij terroriste”, ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

Ky vendim, që në masë të madhe është simbolik, pasi firmat nuk bëjnë biznes me Iranin, u mor dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër grupeve dhe individëve, që i akuzon se bashkëpunojnë me programin e armatimit të Iranit.

Ministria e jashtme e Iranit në kumtesën e saj thotë se kompanive nuk u lejohet çfarëdo marrëveshjeje me firmat iraniane, ndërsa drejtorët e tashëm dhe ata të dikurshëm, nuk do të mund të marrin viza.

Në shënjestër të këtyre sanksioneve janë firmat që furnizojnë armatim dhe pajisje për Izraelin, “për përdorim kundër palestinezëve”./rel/