iPhone me sensor për cilësinë e ajrit

iPhone me sensor për cilësinë e ajrit

Për të ditur se çfarë ajri po thithim mjafton një sensor i vogël që lidhet me iPhone.

Një startup kalifornian kërkon mbledhje fondesh në Kickstarter për të prodhuar një pajisje që analizon përbërësit organik në ajër e tregon rezultatet në ekranin  e smartphone.

Sprimo, ky është emri i detektorit, lidhet me iPhone dhe supozohet të njohë cilësinë e ajrit të vendit ku ndodhemi, qoftë dhe në ambient të mbyllur, si shtëpia, apo zyra, apo në ambient të hapur. Gjithashtu pajisja jep informacione për lagështirën, temperaturën, praninë e papastërtive, me një votgë nga zero, që është ajër me cilësi shumë të mirë, në 500, cilësia më e keqe.

Përmes aplikacionit ke mundësi të shpërndash rezultatet e matjes në ajër të hapur, në vende publike, rezultate që shfaqen në një hartë.

Mbledhja e fondeve në Kickstarter, që do jetë hapur edhe për 20 ditë, ka arritur në 54 mijë dollarë kundër 15 mijë të kërkuara. Në platformë mund të porositësh më herët një të tillë për 30 dollarë, dhe në korrik të vjen dorëzimi. Gjithashtu krijuesit po punojnë mbi një pajisje të tillë dhe për smartphone Android.