iPhone 7 vjen me 5 ngjyra

Më 7 shtator, Apple pritet të prezantojë telefonin e radhës, iPhone 7. Përveç risive sa i përket parametrave, gjigandi i teknologjisë përflitet se do të sjellë larmi ngjyrash.

iPhone 7 vjen me 5 ngjyra

Sipas zërave që qarkullojnë në portalet për teknologjinë, iPhone i ri do të vijë në pesë ngjyra të ndryshme.

E përditshmja britanike Mirror shkruan se iPhone 7 do të ketë gjithashtu përmirësime sa i përket kameras, duke e bërë edhe më të pëlqyer për të gjithë ata që janë të apasionuar pas fotografisë.

Ai do të ketë 4 drita LED Flash, dy më shumë nga iPhone 6s. Kamera e iPhone 6S është vlerësuar gjerësisht, megjithatë kompania vijon ta përmirësojë, duke konkuruar kështu marka si Samsung, Sony dhe Huawei.

Kamera e iPhone 7 Plus do të ketë dy lente, 12 megapiksel, një kënd të gjerë dhe një telefoto. Dizajni i ri pritet të ofrojë zoom optik dhe aplikacione të lehta në fushën e kameras.

Modeli i ri vjen me procesor A10, ndërsa është rezistent ndaj ujit deri në një thellësi prej 1 metër, për deri në 30 minuta.