Investitorët amerikanë të interesuar për zonë të veçantë ekonomike në Kosovë

Investitorët amerikanë të interesuar për zonë të veçantë ekonomike në Kosovë

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se investitorët amerikanë janë të interesuar për një zonë të veçantë ekonomike në Kosovë.

Ai ka thënë se institucionet nuk është mirë ta vonojnë krijimin e kësaj zone.

“Investitorët amerikanë janë të interesuar për një zonë të veçantë ekonomike në Kosovë ku do të mund t’i gjenin kushte minimale infrastrukturore për të shtrirë investimin e tyre. Institucionet e Kosovës do të duhet mos ta neglizhojnë këtë zonë dhe të jetësohet”, ka thënë Zeka në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, kjo nënkupton që të krijohet një zonë ku investitorët amerikanë mund t’i gjejnë përgjigjet në kërkesat e tyre.

“Kjo do të jetë përgjigje e shumë kërkesave të cilët investitorë amerikan shpeshherë i kanë që në rast se ata vendosin të vijnë të investojnë në Kosovë, a ka ndonjë hapësirë të gatshme që ata mund të vendosen dhe të kenë kushtet minimale infrastrukturore që më pas të nisin qoftë me ndërtimin e çfarëdo objekti në të cilin ata synojnë në ushtrojnë aktivitetin e tyre afarist”, ka shtuar ai.