Investimi në shtratin e lumit “Drini i Bardhë” dëmtohet në nisje

Investimi në shtratin e lumit “Drini i Bardhë” dëmtohet në nisje

Organizata Joqeveritare KOHA dhe organizata Edukimi i Qëndrueshëm për Mjedisin shprehin shqetësimin për cilësinë e punëve në nivel lokal, të cilat menaxhohen dhe financohen nga Komuna e Klinës apo niveli qendror i qeverisjes.

“Pas ankesave të aktivistëve në mbrojtje të natyres për cilësinë e punimeve në shtratin e lumit “Drini i i Bardhë”, tashmë kemi edhe dokumentimin me anë të fotografive, së investimi afër gjysmë milioni euro, i mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapsinor është duke u realizuar shkel e shko, e ndoshta ka qenë në shërbim të fushatës, duke u dukur bukur në pjesën që kanë nisur punimet. Sepse, stafi i afërt me zyrën e kryetarit ka postuar vazhdimisht foto të nisjes së punimeve”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Organizatat shprehin shqetësimin e tyre për nisjen dhe realizimin e punimeve pa minimumin e transparencës, pa përfshirjen e grupeve të fushes në nivel lokal, pa paraqitur plan për diskutim dhe pa prezantim të planit detal e dinamik.