Intervista për të cilën është penduar Hillary Clinton

22.09.2016 16:28
Intervista për të cilën është penduar Hillary Clinton

Aktori i njohur Zach Galifianakis që përpos roleve në filma komedi është i njohur edhe për emisionin “Between Two Ferns”  e ka pasur një mysafire jo të zakonshme.

Hiq më pak se kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton ka pranuar të ulet në kolltukun e intervistës e cila është komplet e fokusuar në pyetje qesharake dhe shpesh herë banale.

Clinton është pyetur për atë sesi ndjehet se mund të jetë femra e parë presidente në SHBA, e deri tek raporti i saj me Trump.

Gjithashtu është pyetur edhe për atë nëse do të niste një luftë a do të shkonte në Kanada.

Në një moment Clinton i thotë intervistuesit se i ka rënë pishman.

“Me të vërtetë po pendohem që po e bëjë këtë intervistë”, ka thënë Clinton./Insajderi.com

[iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffunnyordie%2Fvideos%2F10154507797028851%2F&show_text=0&width=560″]