Interpoli lëshon fletarreste për tre bashkëpunëtor të Sheshelit

Interpoli lëshon fletarreste për tre bashkëpunëtor të Sheshelit

Tribunali i Hagës ka kumtuar se me kërkesë të kësaj gjykate, Interpoli ka shpall fletë arreste të kuqe për tre radikal serb: Petar Jojic, Vjerica Radeta dhe Jovo Ostojic.

Interpoli më 24 mars ka informuar Tribunalin se ka shpallë fletë arreste të kuqe me të cilat kërkohen arrestimi i të akuzuarve, sipas kërkesës së sekretariatit të Tribunalit, përcjellë gazetametro.net.

Urdhër arrestet, gjegjësisht fletë arrestet kundër Jojic’it, Radeta’s dhe Ostojic’it, të cilët ngarkohen për ndikim te dëshmitarët kundër liderit të PRS Vojislav Sesel, ka marrë Kolegji gjyqësor i Tribunalit të Hagës më 5 tetor të vitit të kaluar, ndërsa kah mesi i nëntorit është hequr shenja e konfidencialitetit nga ato.

Këshilli gjyqësor më 14 shkurt i ka dhënë urdhër sekretariatit të Tribunalit që të kërkojë nga Interpoli shpalljen e fletë arresteve të kuqe me rastin e urdhrit për arrestim.

Serbia, gjegjësisht gjykatësi për procedurë paraprake i Gjykatës së Lartë në Beograd ka konstatuar më 18 maj se sipas Ligjit serb mbi bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës nuk janë plotësuar kushtet për arrestimin dhe dorëzimin e radikalëve të akuzuar.

Gjykata e Lartë ka konstatuar se ekziston detyrimi juridik i Serbisë që të ekstradojë vetëm të akuzuarit për krime më të rënda të luftës, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, gjë që te radikalët nuk është rasti sepse ata ngarkohen për mosrespektim të gjykatës, gjegjësisht ndikim në dëshmitarët në procesin kundër Vojislav Sesel’it.