INTERPOL arreston 1,500 kinezë për mashtrime telefonike

INTERPOL arreston 1,500 kinezë për mashtrime telefonike

Më shumë se 1.500 persona janë arrestuar në një operacion të INTERPOL-it, që kishte në shënjestër mashtrimet telefonike që arrinin shifrat e miliona eurove dhe mashtrimet me e-maile nëpër Azi.

Operacioni i quajtur “Drita e Parë 2016” ka bërë që policia të kryejë bastisje në të gjithë rajonin e Azisë në qendrat e dyshimta të thirrjeve telefonike.

Policia ka njoftuar për arrestimin e rreth 1,300 shtetasve kinezë në një lokacion të vetëm të një qendre të thirrjeve.

Të dyshuarit ishin të angazhuar në një sërë aktivitetesh kriminale, duke përfshirë mashtrimet telefonike, pastrimin e parave dhe kumarin e paligjshëm online.

Në muajin dhjetor të këtij viti, INTERPOL ka arrestuar edhe rreth 200 kinezë në Spanjë. Ata merreshin me të njëjtën veprimtari, teksa kishin hapur 13 qendrave të thirrjes në Madrid. /Insajderi.com