Interpelanca e Haradinajt për furnizimin me energji elektrike për katër komunat në veri

Interpelanca e Haradinajt për furnizimin me energji elektrike për katër komunat në veri

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sot me fillim prej orës 11:00 me katër pika të rendit të ditës.

Pika e parë e rendit të ditës do të jetë interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj në lidhje me ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike për katër komunat në veri të Kosovës.

Gjithashtu në këtë seancë pritet të votohet rekomandimi pas debatit parlamentar në lidhje me kartoni e gjelbërt

 

Ky është rendi i ditës:

  1. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,
  2. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre,
  3. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbër,
  4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare.