Të Martën ndodhi një rekonfigurim i serverëve dhe aksidentalisht u zbulua një listë e plotë të emrave të domainit që operojnë në këtë vend.

Interneti në Korenë e Veriut, jeta online në një shtet totalitar

Ka shumë gjëra që ne nuk i dimë rreth mënyrës së të jetuarit në Korenë e Veriut, një nga vendet më të izoluara të botës, por bota pati një shikim të rrallë në mënyrën se si funksionon interneti i tyre.

Interneti në Korenë e Veriut, jeta online në një shtet totalitar

Të Martën ndodhi një rekonfigurim i serverëve dhe aksidentalisht u zbulua një listë e plotë të emrave të domainit që operojnë në këtë vend.

Kjo rrjedhje informacioni ofroi një panoramë të jetës online në një vend sunduar nga një regjim totalitar, shkruan pcworld.al.

Mes 28 domaninëve në total, një faqe i dedikohej recetave ushqimore, një faqe udhëtimeve, dhe një tjetër që ngjan me një rrjet social. Ka gjithashtu faqe bamirësie për të moshuarit dhe një faqe e cila i përket një shoqate detare.

Lajmet kryesore rreth Koresë së Veriut kanë tendencën të nxjerrin në pah qesharaken e një rregjimi komunist i Kim Jong-Un. Por zbulime si ky i fundit hedhin dritë rreth jetës në një shtet totalitar ku fenomenet si uria janë problemi kryesor.

Një rrjet social 

cll