Interi “tregon dhëmbët” kundër Villarealit

06.08.2017 23:12
Interi “tregon dhëmbët” kundër Villarealit

Interi ka fituar një tjetër miqësore, kësaj radhe e ka mposhtur 3:1 Villarrealin.

Interi në krye me Luciano Spallettin po duket një tjetër skuadër, të paktën kjo mund të thuhet për ndeshjet parasezonale ku kanë dhuruar spektakël dhe mposhtur skuadra të mëdha, duke veçuar Chelsean e Bayernin.

Tani në radhë ishte Villarreali, Zikaltrit triumfuan 3:1.

Eder (26’), Stevan Jovetic (67’) dhe Marcelo Brozovic (90’) shënuan për Interin, derisa golin e nderit për Villarrelain e shënoi Roberto Soldado (40’).