Interi ofertë për Igli Taren

Interi ofertë për Igli Taren

E ardhmja e Igli Tares dhe Interit është e lidhur ngushtë. Të paktën nga sa raportojnë mediat sportive italiane këto ditë.

“Interi i rikthehet pistës Tare për periudhën pas Piero Ausilios. Edhe në të shkuarën, zikaltërit kanë shprehur interesin për Igli Taren, që këtë herë ndoshta mund të bindet nga milionat kinezë, jo vetëm për xhepat e tij, por edhe për merkaton”, thotë cittaceleste.it, një faqe sportive e afërt me klubin e Lacios.

Kalimi i Tares në Milano është mbështetur në të shkuarën nga Javier Zanetti dhe nëse do të realizohet këtë verë, në dispozicion të shqiptarit për merkaton e verës do të kishte plot 300 milionë euro, që drejtuesit kinezë siç duket nuk duan t’ja besojnë Ausilios.

Kjo nuk është hera e parë që Igli Tare përflitet si drejtor sportiv i Interit. Në 2013, kur Thohir sapo kishte marrë klubin zikaltër, lakoi emrin e tij, ndërsa vetë ish-sulmuesi i Kombëtares nuk mohoi se kishte patur një telefonatë për këtë.