Interi është i gatshëm ta blejë Simone Verdin nga Bologna gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Tuttosport, Verdi ka qenë në radarin e drejtori" />

Interi kërkon ta transferojë sulmuesin e Bolognës në janar

Interi kërkon ta transferojë sulmuesin e Bolognës në janar

Interi është i gatshëm ta blejë Simone Verdin nga Bologna gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Tuttosport, Verdi ka qenë në radarin e drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio, tash e një kohë të gjatë, transmeton Express.

Sulmuesi 25-vjeçar ka qenë yll i rrallë shndritës në futbollin italian këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe asistuar po aq për Bolognën.

Performancat e mira bënë që atij të ftohej edhe në kombëtaren italiane për kualifikimet për Kupën e Botës, të cilat përfunduan në mënyrë zhgënjyese për italianët.