Interi e mposht Atalantan me dygolëshin e Icardit [Video]

19.11.2017 22:52
Interi e mposht Atalantan me dygolëshin e Icardit [Video]

Inter ka shënuar fitore të pastër prej 2:0 ndaj Atalantas në Serie A.

Skuadra e Interit u është kthyer fitoreve në Serie A, duke mposhtur në San Siro Atalantan me rezultat 2:0.

Të dy golat në këtë fitore i shënoi sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës, Mauro Icardi në minutat 51’ dhe 60’.

Pas kësaj fitoreje Inter merr pozitën e dytë me 33 pikë, dy më pak se sa Napoli në vendin e parë dhe dy më shumë se sa Juventus në vendin e tretë.