Interi dhe Liverpooli insistojnë për mesfushorin e Man City

Interi dhe Liverpooli insistojnë për mesfushorin e Man City

Interi dhe Liverpooli janë të interesuara për shërbimet e David Silvas.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Interi dhe Liverpooli do të tentojnë gjatë verës që të transferojnë yllin e Manchester City, David Silva.

Raportohet se 31 vjeçari tashmë është në bisedime me Man City për zgjatjen e kontratës  e cila i skadon në 2019.

Nëse gjithçka nuk shkon siç duhet, Liverpooli është i gatshëm t’i dëgjojë kërkesat e spanjollit që e sheh si zëvendësues të Adam Lallana.

Po ashtu edhe gjiganti i Serie A e sheh Silvan si një aset shumë të rëndësishëm për skuadrën për sezonin e ardhshëm. /Express/