Interi beson në vendin e tretë  

Interi beson në vendin e tretë   

 

Joao Mario ka theksuar se Interi me të vërtetë besojnë në vendin e tretë dhe nuk mund të lënë Napolin të largohet përpara përplasjes së tyre me Atalanten.

Mesfushori portugez ka folur para ndeshjes të së dielës pasdite që nerazurrët e luajnë në shtëpi ndaj skuadrës që ka befasuar këtë sezon, Atalantas.

Sipas Joao Marios, skuadra dëshiron ta fitojë këtë ndeshje dhe të vazhdojnë me fitore tjera në mënyrë që mos ta lënë Napolit të largohet me pikë dhe në fund të arrijnë vendin e tretë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve

“Të dielën ne mund t’i japim Interit një dhuratë të madhe për ditëlindjen”, ka thënë Joao Mario për Mediaset Premium për 109-vjetorin e themelimit të klubit.

“Ne duam të fitojmë. Ne e dimë se çfarë kemi bërë deri më tani dhe duam për të rimarrë terrenin e humbur”.

“Me të vërtetë besojmë në vendin e tretë dhe jemi duke punuar në këtë drejtim. Ne nuk mund të lëmë Napoli të largohet”, ka përfunduar portugezi.

Napoli momentalisht janë në vend të tretë me 57 pikë, i ndjekur nga Lazio me 53, Atalanta me 52 pikë dhe Interi me 51./Insajderi.com