Interi bën gati ofertën për anësorin e Milanit

21.08.2017 12:49
Interi bën gati ofertën për anësorin e Milanit

Stevan Jovetic, Antonio Candreva dhe Marcelo Brozovic janë emrat më të lakuar në këtë afat kalimtar dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit të ndonjërit prej tyre nga Interi.

Zi Kaltrit duan që kjo të sqarohet sa më parë pasi me paratë e tyre, do të tentojnë të transferojnë anësorin e Milanit, Suso.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi ka bërë gati 25 milionë euro për spanjollin, Spalletti e dëshiron me çdo kush të skuadër.

Suso nuk ndihet i vlerësuar te Milani, sidomos pas ardhjeve të reja. Ai vazhdon të jetë në pritje për rinovimin e kontratës, dëshirë e tij e kamotshme, por momentalisht jo edhe e klubit.