Interi arrin marrëveshje me mesfushorin e Dortmundit

Interi arrin marrëveshje me mesfushorin e Dortmundit

Merkato e Inter duket se më në fund ka hyrë në fazën e nxehtë. Me një goditje praktikisht të finalizuar, atë të Dalbert nga Nice për 20 milionë plus bonuse, tashmë Sabatini po tenton t’i dhurojë trajnerit  Spalletti një anësor të sulmit për lojën e Interit të ri.

Emri i ri është ai i Emre Mor dhe duke i qëndruar disa burimeve të brendshme të klubit zikaltër, talenti turk i Borussia Dortmund ka gjetur tashmë akordin me shoqërinë nga Milano.

Rezultate imazhesh për inter emre mor

Fantazisti i ri turk mund të mbërrijë te Inter në formë huazimi me opsionin e blerjes së detyrueshme të përcaktuar në kuotën e 15 milionë euro, shkruan Telesport.

Kështu klubi zikaltër do të mundte konkurencën e Romës dhe të Fiorentinës, që ishin gjithashtu të interesuar për Emre Mor. Emri i turkut ka spikatur në orët e fundit pas dështimit të tratativave për mbërritjen e Karamoh nga Caen.