Inter shkatërron Atalantën, Berisha pëson shtatë gola [video]

Inter shkatërron Atalantën, Berisha pëson shtatë gola [video]

Interi ka dhuruar spektakël për gjithë të pranishmit në “Giuseppe Meazza”. Djelmoshat e Stefano Piolit e kanë shkatërruar Atalantan, duke e mposhtur 7:1.

Kjo është një ditë për t’u harruar nga portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili u detyrua shtatë herë të nxjerrë topin nga porta e tij.

Në këtë ndeshje shkëlqyen sulmuesi Mauro Icardi dhe mesfushori Ever Banega, të cilët realizuan het-trik. Icardi shënoi në minutat (17’, 23’ dhe 26’), derisa Banega (31’, 34’ dhe 68’), kurse golin tjetër  e shënoi mesfushori Roberto Gagliardini (52’).

Derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Remo Freuler në minutën e 42-të.

Pas kësaj fitore, Interi ka kaluar Atalantan në renditje. Ekipi i Piolit tani gjendet në pozitën e katërt me 54 pikë të grumbulluara, duke lënë Atalantan në pozitën e gjashtë me 52 pikë.

http://www.dailymotion.com/video/x5elr32_all-goals-highlights-hd-inter-7-1-atalanta-12-03-2017-hd_sport