55 milionë euro. Ky është çmimi që Interi ka caktuar për Ivan Perisiç, nëse Man United dëshiron ta transferojë në “Old Trafford”.
Walter Sabatini e ka pranuar se Manchester Unitedi është seriozisht i interesuar për Ivan Perisic, teksa tregoi se Interi tashmë ka caktuar çmimin për lojtarin.
Anësori kroat dëshiron të transferohet në “Old Trafford”, por deri më tani “Djajtë e Kuq” kanë hezituar të paguajnë 55 milionë euro, shifër të cilën e kërkon klubi italian.
“Perisic është lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri, Luciano Spalletti, na ka kërkuar që ta mbajmë. Do të donim ta bëjmë këtë, megjithëse mbajmë vetëm ata që janë të motivuar dhe dëshirojnë të qëndrojnë”, tha Sabatini.
“Është e vërtetë se Manchester United është seriozisht i interesuar për lojtarin, që tashmë i di kërkesat tona, kështu që të shohim çfarë do të ndodhë ditëve të ardhshme”, shtoi ai.
“Është fakt se Interi ka caktuar çmimin për lojtarin. Perisic është lojtar i shkëlqyer për Interin dhe duam që ai të qëndrojë dhe nëse nuk qëndron do të jetë vetëm për shkak të parave që do të na nevojiten për të zgjeruar skuadrën”, theksoi mes tjerash Sabatini. /Insajderi.com