Instituti Amerikan për Paqe: Maqedonia dhe Kosova  më të rrezikuara në Ballkan nga ekstremizmi i jashtëm

Instituti Amerikan për Paqe: Maqedonia dhe Kosova  më të rrezikuara në Ballkan nga ekstremizmi i jashtëm

Konkulizioni doli gjatë një debati në Shkup ku u tha se Ballkani Perëndimor është burim kryesorë i personave që shkojnë të luftojnë në Irak dhe Siri.

Profesori i Univeristetit të Kolumbisë Dejvid Filips tha se kriza politike në Maqedoni që po zgjat me vite e rrit rrezikun nga ekstremizmi i jashtëm.

Sipas Institutit amerikan për Paqe, 314 kosovarë kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe Irak që nga viti 2012, dhe sipas institucioneve maqedonase, rreth 300 deri 400 persona nga Maqedonia për të njëjtën periudhë kanë shkuar të luftojnë atje.

Sipas numrit të popullatës, Kosova dhe Maqedonia janë shtetet më të rrezikuara në Evropë nga radikalizmi. Shkupi është në vendin e pestë në botë sipas numrit të popullsisë që shkojnë të luftojnë në shtetet islamike – deklaroi profesori Universitar, Dejvid Filips.

Me këtë rast, ai u ndal edhe te Lëvizja Besa për të cilën tha se nuk është parti transparente për mënyrën e financimit dhe sipas tij kjo nuk është parti shqiptare.

Mirëpo, këto pretendime të profesorit amerikan, Lëvizja Besa i i ka quajtur shpifje të shpikura nga kundërshtarët e saj politikë.

Ndërkohë, ish-ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku, si një nga panelistët e këtij debati tha se zgjidhja e krizës politike në Maqedonia do të të minimizoj rrezikun e ekstremizmit të jashtëm.

Uroj që të ketë një zgjidhje në dobi të qytetarëve, për të çuar përpara proceset demokratike që kanë filluar në këtë vend, dhe natyrisht për të mbyllur edhe një shteg që mundëson rryma radikale për të influencuar stabilitetin e vendit për të afërmen e afërt – tha Arben Çejku, Ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Ish diplomati shqiptarë, tha se shqiptarët gjithmonë në situata të vështira kanë reaguar si një komb ndëonëse janë të ndarë në disa shtete./KK