Instalohen semafor në trotuare për të preokupuarit me telefona mobil

Instalohen semafor në trotuare për të preokupuarit me telefona mobil

Një qytet në Holandë ka vendosur në trotuare sinjalet me drita të dizajnuar posaçërisht për përdoruesit e telefonave mobil në mënyrë që ta kalojnë rrugën më të sigurt. Shiritat LED janë instaluar buzë trotuarit në vendkalime për këmbësorë në afërsi të disa shkollave në qytetin Bodegraven.

Udhëheqësit e qytetit shpresojnë se shiritat do të ndihmojnë në rritje të sigurisë për këmbësorë të cilët shpesh nuk e ngritin shikimin prej telefonave të vet për të parë se a është semafori i gjelbër për të kaluar.

“Rrjetet sociale, video lojërat, WhatApp… gjithë këto e pengojnë vëmendjen e pjesëtarëve në trafik”, thotë Kees Oskam nga administrata e qytetit. “Ndoshta nuk mund ta ndërrojmë këtë trend, por mund të kontribuojmë në siguri të përdoruesve të telefonave mobil”.

Ky i ashtuquajturi “semafor në trotuar” quhet “Lichtlijn” (Vija e dritës), ndërsa e ka prodhuar firma HIG Traffis Systems.

Por, kjo zgjidhje nuk i pëlqen të gjithëve.

“Nuk është ide e mirë t’i nxitë përdoruesit e telefonave mobil që kurrë mos ta ngritin kokën nga ekrani”, thotë Jose de Jong nga Shoqata për Siguri në Trafik të Holandës.

“Nuk dëshirojmë që njerëzit t’i shikojnë telefonat e vet kur marrin pjesë në trafik. Në vend të kësaj, duhet të shikojnë se çfarë po ndodhë rreth tyre dhe të jenë më të kujdesshëm”.

Ai ka shtuar se këto “drita të shtrira” në një mënyrë nxisin sjellje të keqe./Insajderi.com.

Shikoni videon: