Instagram ruan video transmetimet live në telefonin tuaj

21.03.2017 12:20
Instagram ruan video transmetimet live në telefonin tuaj

Pasi të keni përfunduar një transmetim live ose mund ta lini atë në Instagram Stories ose mund të klikoni butonin e ri “Save” në skajin e djathtë lart.

Instagram Stories mund të pasuroheshin me videot live duke filluar nga Janari të cilat fshiheshin pas 24 orësh.

E ndërsa mund të shkarkonit fotot dhe videot, diçka e tillë ishte e pamundur me videot live.

Megjithatë duke filluar nga e Hëna, Instagram shtoi një opsion të ri me të cilin mund të ruani transmetimin tuaj live.

Pasi të keni përfunduar një transmetim live ose mund ta lini atë në Instagram Stories ose mund të klikoni butonin e ri “Save” në skajin e djathtë lart.

Vetëm videoja dhe jo komentet, pëlqimet apo shikimet do të ruhen. Videoja do të ruhet në folderin “Camera Roll” të cilën mund ta shpërndani mëpas edhe në Facebook, Twitter e Youtube.

Nëse e shkarkoni videon, ajo nuk do të jetë më e disponueshme në Instagram. Rrjeti social thotë se ky është një prej përmirësimeve të shumta që pritet të pasojnë gjatë gjithë vitit për të shtuar numrin e opsioneve të disponueshme për videot live.

Opsioni i ri është pjesë e versionit më të fundit të Instagram në iOS dhe Android