Instagram pritet të gjenerojë 3.64 miliard dollar të ardhura

Instagram pritet të gjenerojë 3.64 miliard dollar të ardhura

Instagram Stories tashmë është duke pasur po aq përdorues sa Snapchat. Së bashku me publikimin e statistikës prej 150 milion përdoruesve ditor, Instagram solli reklamat e integruara në historitë.

Fotot dhe videot, 5 dhe 15 sekonda respektivisht, do të shfaqen brenda historive dhe mund të kapërcehen.

Për këtë arsye Instagrami pritet të gjenerojë 3.64 miliard dollar të ardhura, pothuajse dyfishin e shumës së gjeneruar në 2016 thotë firma analitike eMarkete.

Rrjeti social i fotografive do të ofrojë llogari biznesi me analiza të audiencës, replikave, shtrirjes, mbresave dhe largimeve nga reklamat.

Gjatë Tetorit, historitë e Instagramit arritën 100 milion përdorues ditorë. Sot numri i përdoruesve të historive është i barabartë me numrin e përdoruesve të Instagramit në 2013-tën. Rrjeti social tashmë numëron 600 milion përdorues mujorë dhe 300 milion ditor.

Reklamimi i ri do të shfaqet në të gjithë botën por momentalisht do të testohet vetëm tek 30 partnerë. 70% e përdoruesve të rrjetit social ndjekin të paktën një biznes, prandaj kompania beson se reklamat nuk kanë për t`i shqetësuar.

Reklamat do të shiten bazuar në koston për 1000 përshtypje dhe aktualisht nuk ofrohet një mënyrë për tu qasur në uebsajtin e reklamuesit direkt nga Instagram.