Instagram në Android funksionon edhe pa internet

Instagram në Android funksionon edhe pa internet

Gjatë Konferencës F8 të Facebook, kompania tha se së shpejti pjesa më e madhe e funksionaliteteve të Instagram do të mund të përdoren edhe pa internet.

80% e përdoruesve 600 milion përdoruesve të Instagram jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuar andaj ishte e domosdoshme një mënyrë e cila mund tu ofronte atyre eksperiencë më të mirë në kushtet të një interneti kufizuar.

Gjatë Konferencës F8 të Facebook, kompania tha se së shpejti pjesa më e madhe e funksionaliteteve të Instagram do të mund të përdoren edhe pa internet.

Çfarë do të thotë kjo? Inxhinieri i Facebook shpjegon se përdoruesit offline mund të shohin përmbajtjet të cilat janë shkarkuar më parë, të komentojnë, pëlqejnë, të ruajnë foto ose video dhe të largojnë njerëz nga ndjekësit.

E gjitha kjo do të realizohet sapo të kenë qasje në internet. Instagram beson se kjo do të shtyjë akoma më shumë përdorues në vendet në zhvillim të përdorin rrjetin social.

Aplikacioni i ngjashëm Facebook Lite arriti 200 milion përdorues në vetëm 1 vit.