Inspektorati i Punës gjobitë mediat në Kosovë

Inspektorati i Punës gjobitë mediat në Kosovë

Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Punës, përmes një konference për media ka bërë publike të dhënat nga inspektimi i medieve në Kosovë, që ka filluar nga muaji maj.

Ai ka treguar se kanë shqiptuar 3 gjoba për mediat, ndërsa pa kontrata janë gjetur 21 të punësuar. Ibrahimi ka bërë me dije se në 649 raste nuk është respektuar orari i punës, njofton Insajderi.

Kryenispekroti ka treguar se në të gjitha mediat në vend janë të punësuar 1896 punëtorë, 1177 gra dhe 719 meshkuj . /Insajderi.com