Insajderi sjell hulumtimin për prapaskenat e “Borea”-s multimilionëshe

Insajderi sjell hulumtimin për prapaskenat e “Borea”-s multimilionëshe

Sonte në Insajderi, në ora 20:00, publikohet hulumtimi që tregon për prapaskenat në projektin multimilionësh “Borea”.

Insajderi ka zbuluar se një sërë veprimesh të dyshimta janë ndërmarrë gjatë tenderimit të projektit të promovuar shumë si sukses i madh nga kryeministri në detyrë Isa Mustafa dhe dy ministrat në detyrë: Abdullah Hoti, kandidat për kryeministër dhe Hykmete Bajrami.

Insajderi ka siguruar raporte financiare të “Filav S.A”, kompanisë fituese të tenderit të madh. Aty tregohen detaje që shpërfaqin dyshime të mëdha për favorizim të kësaj kompanie me bazë në Zvicër.

Një datë që figuron në këto raporte ka rëndësi të madhe. Është data 30 nëntor 2016.