Po bëhen tashmë tre muaj prej kur është sulmuar fizikisht drejtori i Insajderit, Parim Olluri dhe asnjë person nuk është arrestuar.
Pas publikimit të fotografive të tre sulmuesve të nxjerra nga kamerat e sigurisë, Insajderi kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave.
Të gjithë ata që i njohin sulmuesit, lutën që ta njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192. Po ashtu qytetarët mund të japin informacione edhe në redaksinë e Insajderit ose nëpërmjet telefonit në numrin 049 338 583 si dhe në e-mail [email protected].
Të gjitha informacionet janë konfidenciale dhe do të përdorën vetëm me qëllim të identifikimit të këtyre personave.