Iniesta thumbon Realin gjatë festës së tyre për Champions

Iniesta thumbon Realin gjatë festës së tyre për Champions

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, beson se me gjithë faktin që Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve, ata janë të zhgënjyer që kanë mbetur një pikë prapa rivalëve kryesor të tyre, Barcelonës.

Iniseta duket se ka tentuar të zbeh festimet në Madrid duke rikujtuar se Reali për të katërtin vit nuk ka arritur të fitojë një titull në Spanjë.

“Reali e ngriti trofeun e Champions por ata do të jenë të zhgënjyer meqë nuk e fituan La Ligën. Kurse ne, dhe tifozët tonë, jemi shumë krenar për stinorin që kemi pasur,” ka thënë ai, shkruan Goal.com

Barcelona është diskualifikuar në gjysmë finale nga Atletico Madrid, që u mposht më pastaj në finale nga ekipi tjetër spanjoll, Real Madrid.

Ky është trofeu i 11-të i Realit në Champions./Insajderi.com