Iniesta: Ndeshja me Real Madridin nuk është vendimtare për titull

Iniesta: Ndeshja me Real Madridin nuk është vendimtare për titull

​Përplasja e së shtunës me Los Blancos do të jetë e rëndësishme, por jo vendimtare për shpresat e titullit për Blaugranët.

Andres Iniesta thotë se derbi i së shtunës kundër Real Madrid nuk mund të vendosë garën e titullit të La Ligës, edhe pse ai pranon se fitorja do të ishte një “hap i madh” përpara për Barcelonën.

Katalanasit në gjysmën e parë të sezonit me trajnerin e ri Ernesto Valverde u treguan skuadër e fortë, pavarësisht largimit të Neymar në Paris Saint-Germain dhe zëvendësimi i tij, Ousmane Dembele pati vetëm dy ndeshje në ligë për shkak të lëndimit.

Megjithëse ata janë në një pozitë dominuese përpara udhëtimit të tyre në Santiago Bernabeu, Iniesta nuk beson se edhe 14 pikë diferencë ndaj Realit do t’i jenin fund shpresave për titull të kampionit nga ana e Zinedine Zidane.

“Të jem i sinqertë, nuk mendoj kështu,” tha Iniesta i pyetur nëse një fitore e Barcelonës do ta largojë Realin nga gara për titull.

“Është e vështirë të flitet. Është e vërtetë nëse ne jemi në gjendje të fitojmë atje, pasi ky do të jetë një hap i madh, por nuk duhet harruar Atletico Madrid, i cili është gjashtë pikë prapa”, shprehet Iniesta.

“Ne presim me padurim të luajmë një lojë fantastike dhe të përpiqemi të marrim tre pikë”, përfundon futbollisti i njohur.