Iniesta me mesazh emocionues për Neymarin

Iniesta me mesazh emocionues për Neymarin

Edhe Andres Iniesta i ka uruar fat Neymarit në aventurën e re.

 

Neymar u largua nga Barcelona për t’u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro, duke thyer kështu rekord historik. Ai do të përfitojë 30 milionë euro në sezon te klubi francez.

Pavarësisht se Neymari nuk u nda mirë me klubin, një numër i madh i lojtarëve të Barcelonës i kanë uruar fat brazilianit, tani këtë e ka bërë edhe kapiteni, Andres Iniesta.

“Rrugët tona janë ndarë, por ndjenjat do të vazhdojnë të jenë të bashkuara. Shumë fat në aventurën tënde të re, je i shkëlqyer. Të përqafoj Ney”, ka shkruar Iniesta në rrjetet sociale.