Iniciohen dy vepra penale ndaj personit që hyri i armatosur në zyrën e kryetarit

Iniciohen dy vepra penale ndaj personit që hyri i armatosur në zyrën e kryetarit

Personi që sot hyri i armatosur dhe i dehur në zyrën e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, i janë iniciuar dy raste për vepër penale ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në mëngjesin e së hënës një person i armatosur dhe në gjendje të dehur ka kanosur me armë zjarri kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun. Rasti ka kaluar pa ndonjë fatkeqësi ndërkohë që personi që ka kërcënuar Mulakun gjendet në spital për trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin, një person është arrestuar dhe i është konfiskuar një armë revole. I dyshuari ishte në gjendje të dehur”, ka thënë Zahiti për Insajderin.

Ai ka shtuar se hetuesit janë duke u marrë me rastin dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me veprimet e të dyshimtit./Insajderi.com