Iniciativë për pastrimin e lagjeve rome

Iniciativë për pastrimin e lagjeve rome

Së shpejti, Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile do të fillojnë një aksion për pastrimin e lagjeve rome në Kosovë.

Për këtë sot është diskutuar në një takim të mbajtur në mes të këshilltarit në Ministëine e Mjedisit, Agim Qehaja, me zëvendësministrin për Komunitete dhe Kthim Jollxhi Shala dhe deputetin Kujtim Paçaku.

“Në këtë takim u diskutua rreth organizimit të një aksioni të përbashkët në mes MMPH-së, banorët e lagjeve rome dhe shoqërisë civile, konkretisht iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”,  për pastrimin e lagjeve ku jeton komuniteti romë duke filluar nga lagja rome në Janjevë të Komunës së Lipjanit,” thuhet në komunikatën për media dërguar nga ministria.

Sipas ministrisë, kjo tash e sa kohë vazhdon të jetë e ndotur ku kundërmimi dhe përhapja e mundshme e ndonjë epidemie, janë shndërruar në shqetësim serioz për banorët.

“Këto organizime do të kenë edhe për qëllim që kujdesi për mjedisin të rrit bashkëveprimin në mes gjitha etnive në Kosovë ka shtuar Qehaja”, thuhet në komunikatë./Insajderi