Infografiku/ Silvio Berlusconi, 80 vjet lavdi dhe polemika

Infografiku/ Silvio Berlusconi, 80 vjet lavdi dhe polemika

Ndoshta ai nuk ka një fund, por “Il Cavaliere” sapo ka hyrë në klubin e 80-vjeçarëve. Vite të mëdha në mjaft drejtime, por që vlejnë të nxjerrin në pah karrierën e tij si president i Milanit për tri dekada të tëra, një përjetësi në kohën e futbollit modern.

30 vjet në krye të klubit kuqezi, ku ka kanë dhënë e ka fituar vërtet shumë. Nuk ka rëndësi nëse Berlusconi sot është pak më i këndshëm se dje, realiteti është se në Itali ka revolucionarizuar futbollin dhe politikën. Gjithmonë, me të njëjtin karakter.

Dhe me të si president, Milani ka jetuar vite të paharrueshme, duke u vendosur në krye të vendit: si në Itali, edhe në Europë. Por, para se të bëhej manjat i futbollit, Berlusconi ishte tashmë një industrialist i madh dhe “shumëkëmbësh” televizioni.

Nga pasioni, Berlusconi e bleu Milanin në prag të falimentimit, raporton Telesport.al.

“Unë kërkova për të krijuar një sistem të ri të biznesit përmes imazhit të ri dhe ekipi i Milanit ishte instrumenti ideal për ta përhapur mesazhin. Vendimi i parë revolucionar ishte që të punësoja një trajner, i cili ishte ende i njohur: Arrigo Sacchi”, kujton njeriu mjaft kontravers i biznesit, politikës dhe sportit në Itali.

silvio

Me ardhjen e Sacchi, filozofia e kuqezinjve është bazuar në tri fjalë, që të gjithë i kishin të fikusra mirë në mendje: përvoja, tradita, e kaluara. Berlusconi investoi miliona për të ndërtuar një ekip kampion në Itali dhe Europë.

Nëse do të bashkojmë me fanellën e Milanit emra si Maldini, Van Basten, Barezi, Rijkaard, Gullit apo Ancelotti, e kuptojmë se Berlusconi e ka arritur qëllimin e tij. Por karriera e “Il Cavaliere” u shënjua edhe nga polemika. “Bunga bunga” është rasti më i njohur në këtë drejtim, në të cilën biznesmeni ka marrë dënim dhe akuza mbi vete për prostitucion.

Berlusconi, gjithashtu, u përball me gjyqin në rastin “Mediaset”, ku u përpoq për të krijuar një rrjet biznesi, me qëllim që të rriste çmimin e të drejtave televizive. Megjithatë, figura e Berlusconi ka mbetur praktikisht e paprekur në “San Siro”, në dashurinë e lojtarëve dhe trajnerëve që kanë bashkëpunuar me të.

Prandaj, në ditëlindjen e tij të 80-të, ai nuk mund t’i humbiste urimet e disa prej figurave kryesore në botën e futbollit. Shevchenko i dëshiron “gjithë të mirat, për atë që ka bërë për mua dhe familjen time”.

Kaka i kërkon Perëndisë që ta bekojë atë. Madje, edhe Francesco Totti, teksa bën shaka, e uron duke i kujtuar 80-vjeçarit Berlusconi se është “në gjysmë të rrugës”, duke theksuar se të dy kanë dashuri të madhe reciproke.

Gennaro Gattuso thekson se Berlusconi ishte “dopingu” i tij: “Ai më dha një energji të pabesueshme. Ishte një makinë perfekte. Berlusconi dinte zgjidhte burra, jo vetëm futbollistë. Ai më mësoi si të bashkonim trurin me vullnetin, si të mund të merrnim rezultate të mahnitshme.”

Në pension nga politika dhe kryesisht nga biznesi, Silvio Berlusconi tani ka dalë në pension edhe nga futbolli, të paktën nga zyrat. Pas viteve negociata për ta shitur klubin, këtë verë, më në fund është arritur një marrëveshje me një grup investitorësh kinezë.

Shitja e asaj që për 30 vite ishte klubi i jetës së tij, atë që e përshkroi si “një akt i dashurisë”, është i bindur se do të rezultojë hapje e një epoke të re për Milanin.

Kjo, në sajë të kapitalit të pronarëve të rinj. Silvio Berlusconi la një trashëgimi të madhe, të skalitur te Milani: 28 tituj kolektivë dhe 7 “Topa të Artë” në 30 vjet. Tani është fokusuar ekskluzivisht në shëndetin dhe familjen e tij, duke e lënë pas e të gjallë historinë e tij me Milanin…