Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil në Britani

Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni në Britani po qëndron stabil në 0.6% edhe në muajin gusht, derisa çmimet më të lira për ushqim dhe pije joalkoolike kanë ndihmuar në kompensimin e rritjes së shpenzimeve të transportit dhe të hotelierisë.

Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil në Britani

Kjo shkallë e pandryshuar ishte në një mënyrë befasuese, raporton AP nga Londra.

Konsensusi në tregje ishte se inflacioni do të ngritej në 0.7%, pjesërisht për shkak të rënies së funtës, pasi Britania vendosi për largim nga Bashkimi Evropian.

Vlera më e ulët e fundit e bënë importin më të shtrenjtë.

Pas publikimit të të dhënave nga Zyra për Statistika Kombëtare, funta është në kuotën prej 1.33 dollar amerikan.

Megjithqë nuk ka rritje të inflacionit në muajin gusht, pjesa më e madhe e ekonomistëve presin që inflacioni në Britani do të rritet gjatë muajve të ardhshëm, në masë të madhe si pasojë e çmimeve më të larta të importit.