Infantino pasardhës i Blatterit në krye të FIFA-s

Gianni Infantino është presidenti i ri i FIFA-s. Zvicerani me origjinë italiane është shpallur fitues pas votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FIFA-s të mbajtur të premten, në Cyrih të Zvicrës.

Infantino pasardhës i Blatterit në krye të FIFA-s

Pas raundit të parë të votimeve në kongresin e jashtëzakonshëm të FIFA-s nga gara u larguan Princ Ali Bin Al Hussein nga Jordani dhe francezi Jerome Champagne, ndërsa Afrikano-Jugori Tokio Sexwale pa filluar mirë tërhoqi kandidaturën e tij para procesit zgjedhor.

Infantino në raundin e parë fitoi 88 vota, kurse Sheiku Salman, 85, pas tyre ishte al-Hussein me 27 dhe Champagne me vetëm  7 vota.

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, nuk u paraqit në kongresin e jashtëzakonshëm në Cyrih për t’ia dorëzuar postin pasardhësit të tij.

Ai është pezulluar për gjashtë vite nga çdo lloj pune rreth futbollit, e cila ishte vendosur nga komiteti ekzekutiv i FIFA-s për shkak të abuzimit financiar dhe korrupsionit.

Blatter ka kaluar 17 vjet në krye të FIFA-s, nga qershori 1998 deri në pezullimin e tij në tetor të vitit të kaluar.

Presidenti i ri i FIFA-s, Infantino, kishte shërbyer më parë si sekretar i institucionit më të lartë të futbollit evropian, UEFA.