Indi: 12 të vdekur nga shirat monsun

Indi: 12 të vdekur nga shirat monsun

Vërshimet nga reshjet e monsunit në Indi, kanë vrarë së paku 12 persona ndërsa janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre mijëra të tjerë, ka njoftuar qeveria indiane.

Sipas qeverisë, rreth 10.000 persona janë zhvendosur në kampe vetëm gjatë të enjtes dhe të premtes.

Janë mbyllur të gjitha shkollat në qytetet bregdetare, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar për reshje të mëdha gjatë fundjavës.

Shirat e monsunit sezonal, që kanë nisur më 27 tetor, pritet të zgjasin deri në fillim të dhjetorit, derisa 74 përqind e reshjeve të parapara gjatë gjithë sezonës tashmë janë regjistruar në javën e parë të stuhisë.