Incidenti që ndodhi sot në Hagë kur u dënua Ratko Mlladiq

Incidenti që ndodhi sot në Hagë kur u dënua Ratko Mlladiq

Një incident ka ndodhur sot në Hagë, aty ku u shqiptua sot dënimi me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiqin.

Sipas kësaj videoje, shihet se një serb ka valvular flamurin serb, duke thënë se Ratko Mlladiq është hero.

Në këtë rast, ndërhynë kryetarja e shoqatës “Gruaja-viktimë e luftës”, Bakira Haseçiq, e cila tenton t’ia marrë flamurin këtij qytetari të Serbisë.

Më pas, në këtë video shihet se ndërhynë policia.

Ratko Mlladiq është dënuar nga Gjykata e Hagës me dënim të përjetshëm për krimet që i ka bërë në Bosne dhe Hercegovinë.

Shikojeni videon:

INCIDENT NË HAGË

INCIDENT NË HAGË/ Serbi provokon me flamurin serb dhe thotë se Ratko Mladiq është hero…Bakira Haseçiq, kryetare e shoqatës "Gruaja-viktimë e luftës" tenton t`ia marr flamurin…Intervenon edhe policia…

Posted by Tetova News on Wednesday, 22 November 2017