“Incident” me ambasadorin e Kosovës në Panairin e Librit në Tiranë

“Incident” me ambasadorin e Kosovës në Panairin e Librit në Tiranë

Ceremonia e hapjes së Panairit të 20-të të Librit në Tiranë ka shënuar një incident të vogël.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, ka harruar të përshëndesë ambasadorin e Kosovës, ndërsa ky i fundit i përgjigjet që më mirë të mos e kishte përshëndetur, pasi kjo është hera e tretë që ambasadorët e Kosovës lihen në harresë në këtë aktivitet.