Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se interceptori rus të shtunën mbi Detin e Zi kishte parandaluar një avion amerikan të zbulimit në përpjekjet e tij për t’iu afruar kufirit të Rusisë.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se avioni amerikan i zbulimit P-8A Poseidon të shtunën është vërejtur duke iu afruar me shpejtësi hapësirës ajrore ruse mbi Detin e Zi.
Interceptori Su-30 fluturoi nga baza ajrore ruse më e afërt ndërsa avioni amerikan i zbulimit pastaj papritmas ndryshoi drejtimin e fluturimit dhe u largua nga kufiri rus.
Një rast i ngjashëm ndodhi edhe në qershor të këtij viti kur avionët rusë hasën një tjetër avion amerikan të zbulimit mbi Detin Baltik./AA/