Imami thirret hero pasi shpëton sulmuesin e xhamisë së Londrës

Imami thirret hero pasi shpëton sulmuesin e xhamisë së Londrës

Imami i një qendre të myslimanëve në Londër është lavdëruar për “guximin dhe kurajën” e tij në ndalimin e turmës së inatosur e cila donte të sulmonte vozitësin e kamionetës.

Imami Mohammed Mahmoud, i Shtëpisë së Mirëqenies Myslimane, është thirrur hero pasi kishte dalë në mbrojtje të sulmuesit të dyshuar, një burrë 48-vjeçar, duke i thënë grumbullit të tërbuar: “Mos e prekni”.

Por, teksa fliste për mediet të hënën pasdite, Mahmoud insistoi që nuk kishte vepruar i vetëm, pasi kishte pasur të tjerë që e kishin ndihmuar.

Ndërsa dëshmitarët thonë se ai i vetëm ishte afruar dhe kishte ndaluar turmën e cila e kishte nxjerrë sulmuesin nga makina dhe kishin filluar ta godisnin.

“Imami  shkoi shpejt dhe mori burrin sepse njerëzit po provonin ta godisnin atë, por ai e shpëtoi, dhe e mbajti të sigurt deri sa policia arriti”, ka thënë drejtori i Shtëpisë së Mirëqenies Myslimane, Toufik Kacimi.

Një tjetër dëshmitar thotë se lideri i xhamisë kishte kapur sulmuesin dhe u kishte thënë të tjerëve “Nuk do ta prekni”.

I dyshuari për sulm terrorist, 49-vjeçari identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka ngarë një makinë drejt këmbësorëve rreth xhamisë pran parkut Finsbury në veri të Londrës, duke vrarë një person dhe plagosur dhjetë të tjerë. /Insajderi.com